Maqedoni
Arrestohet 28-vjeçari nga Shkupi, dyshohet se i vuri flakën makinës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte banesën
20.11.2026 10:49
Policia e ka privuar nga liria në orën 6:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup...

Një 28-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria nën dyshimin se i ka vënë flakën automjetit të nënës së tij dhe ka kërcënuar se do ta djegë edhe banesën ku jetojnë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se më 19 nëntor, rreth orës 5:50, në rajonin e Çairit, A.F. i ka vënë flakën automjetit të tipit “Opel Corsa”, me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së tij.
Policia e ka privuar nga liria në orën 6:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
