Maqedoni
2,8 tonë kripë e pajodizuar, dogana parandalon importin e paligjshëm
20.11.2026 11:30
Zyrtarët doganorë të Njësisë Doganore Shkup 3 kanë parandaluar një tentativë për import të paligjshëm të 2,8 tonëve kripë të pajodizuar..

Zyrtarët doganorë të Njësisë Doganore Shkup 3 kanë parandaluar një tentativë për import të paligjshëm të 2,8 tonëve kripë të pajodizuar, importi i së cilës është i ndaluar.
Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një malli të deklaruar si kripë industriale, për të cilin importuesi, një prodhues i produkteve ushqimore, kishte siguruar deklaratë se do të përdorej për qëllime industriale. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për kripë të pajodizuar dhe jo për kripë industriale, siç ishte deklaruar në deklaratën e importuesit dhe në deklaratën doganore të importit.
Në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut, kripa që përdoret në ushqim duhet patjetër të jetë e jodizuar, për shkak të pasojave të dëmshme që konsumimi i kripës së pajodizuar mund të shkaktojë në shëndetin e qytetarëve.
Kundër personave të dyshuar është iniciuar procedura përkatëse, ndërsa në bazë të vendimit të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kripa është asgjësuar në deponinë e Drisllës.
