Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike pas ndërprerjeve të mëdha të sistemeve IT

20.11.2026 19:46

Presidenti amerikan Donald Trump...

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar drejtorin kombëtar për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross, pas një serie ndërprerjesh të mëdha në sistemet e teknologjisë së informacionit, të cilat shkaktuan kritika për menaxhimin e krizës. 
 
Në cilësinë e drejtorit kombëtar për sigurinë kibernetike, Cairncross koordinonte politikat dhe strategjitë e sigurisë kibernetike në të gjithë administratën amerikane. 
 
Funksionin e tij përkohësisht do ta ushtrojë drejtoresha kryesore e teknologjisë informative në Departamentin e Mbrojtjes, Kirsten Davis.