Nga sot, BE-ja ndalon eksportin e mbetjeve plastike në Maqedoninë e Veriut

21.11.2026 13:26

Bashkimi Evropian, nga sot, 21 nëntor...

Bashkimi Evropian, nga sot, 21 nëntor, ndalon eksportin e mbetjeve plastike në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e tjera që nuk janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Ndalimi do të jetë në fuqi të paktën deri më 21 maj 2029 dhe përfshin edhe mbetjet plastike të pastra, jo të rrezikshme, të cilat janë të destinuara për riciklim.

Kjo do të thotë se kompanitë nga BE-ja nuk do të mund të dërgojnë më mbetje të tilla në Maqedoninë e Veriut, edhe kur ato janë të destinuara për përpunim.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2024 vendet anëtare të BE-së kanë raportuar eksportin e 323,5 tonëve mbetje plastike drejt Maqedonisë së Veriut, me vlerë rreth 46.400 dollarë. Sasitë më të mëdha janë dërguar nga Kroacia dhe Greqia. Të dhënat nuk pasqyrojnë vëllimin e dërgesave gjatë vitit 2026.

Komisioni Evropian shpjegon se përmes këtij ndalimi synon të parandalojë që mbetjet e krijuara në territorin e Bashkimit Evropian të shkaktojnë ndotje dhe rreziqe për shëndetin e njerëzve në vendet e tjera.