Përurohet “One Stop Shop” në Qafë Thanë!

22.11.2026 11:50

 

Kyeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përuruan “One Stop Shop” në Qafë Thanë.

 

 

Kyeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përuruan “One Stop Shop” në Qafë Thanë.

 

“One stop shop do të lehtësojë lëvizjen dhe ndërlidhjen mes dy vendeve. Do të përforcojë lidhjet dhe të gjitha pikat, bashkëpunimin në fushën e turizmit”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

 

“Sot jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në marrëdhëniet tona, sepse hedhim një hap konkret me këtë transformim që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Jemi në një proces bashkëpunimi, ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku dhe pa diskutim njëra ndër to është që të punojmë për ta çuar përpara projektin madhor”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.