"One stop shop" midis RMV-së dhe Shqipërisë, Mickoski dhe Rama:Pritet të ketë ndikim edhe për zhvillimin e turizmit

22.11.2026 13:04

Në pikën kufitare Qafë Thanë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria...

Në pikën kufitare Qafë Thanë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, sot zyrtarisht lëshuan në përdorim sistemin e konrollit të përbashkët kufitar, i njohur ndryshe si "One stop shop". 
 
Me këtë rast u bë e ditur se vitin e kaluar në pikën kufitare në Qafthanë janë regjistruar 2.3 milion kalime udhëtarësh. Kryeministrat e dy vendeve me këtë rast theksuan se me këtë lehtësohet kalimi i kufirit për qytetarët, ndërsa kjo pritet të ketë ndikim edhe për zhvillimin e turizmit.