Vendkalimi kufitarë Qafëthanë, promovohet sistemi i përbashkët i kontrollit
Në pikën kufitare Qafë Thanë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria...

Në pikën kufitare Qafë Thanë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria promovuan sistemin e përbashkët të kontrollit kufitar “One Stop Shop”.
Me këtë sistem synohet që të kontrollen lëvizjet e udhëtarëve dhe mallrave në një pikë të vetme, me çka pritet të shkurtohet koha e pritjes dhe të lehtësohet qarkullimi mes dy vendeve, ndërkaq u bë e ditur se vitin e kaluar në pikën kufitare në Qafthanë janë regjistruar 2.3 milion kalime udhëtarësh.
“’One stop shop’ sistemi do ta lehtësojë transportin e udhëtarëve, disa milion në vit e kalojnë këtë vendkalim dhe në atë mëynrë, në mënyërë shtesë do ti ofrojë edhe ashtu dy vendet e afërta Maqedoninë dhe Shqipërinë. Pres që kjo mënrë e komunikimit të vazhdojë edhe në vendkalimet tjera që i kemi me fqiun perëndimorë Shqipërinë dhe nëa të mënyrë, në mëynrë plotpësuese ti rrisim lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy anëve të kufirit. One stop sistemi do të kontribuojë edhe në pjesën që ka të bëjë me rritjen e turizmit dhe kapacitetit turistik që e kanë dy vendet. Këtu mendoj te brigjet e liqenit të Ohrit, Ohri dhe Struga si dhe komunat tjera që gravitojnë dhe gjithsesi deti në Shqipëri.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Për kryeministrin shqiptarë, Edi Rama, ky projekt nuk është beneficon vetëm për dy vendet por edhe për NATO-n dhe BE- në, ku dy vendet aspirajonë të integrohen plotësisht.
“Sot jemi në një moment jashtzakonisht pozitiv në marrëdhëniet tona sepse hedhim një hap konkret me këtë transformim që ka një rëndësi të jashtzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Deri tani në këtë doganë ishim: kontrollo - kontrollo. Tani jemi, beso -kontrollo.Jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë së bashku dhe padiskutim njëra ndër to është që të punojmë për ta çuar përpara projektin madhor tanimë jo vetëm të rëndësishëm për ne por,as edhe vetëm për BE-në por edhe për NATO-n dhe korridorin 8.” – deklaroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama: Vetoja bullgare hiqet me ndryshimet kushtetuese
Rama u sqarua edhe për deklaratën e tij të mëhershme lidhur e pegesën kushtetuese që nuk i lejon RMV-së vazhdimin e procesit eurointegrues. Rama me qëndrim se është vetëm opinion i tij dhe nuk nënkupton ndërhyrje në punët e brendshme të RMV-së, sa i përket përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë.
“Pala maqedonase me të drejtë shqetësohet edhe dyshon se mund të ketë përsëri diçka tjetër në rast se hedhë këtë hap për të përfshirë në kushteututë pakicën bullgare. Por në anën tjetër, kam shtuar se kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht por ky është opinioni im dhe nuk i jap leksion askujt dhe kurrën e kurrës Shqipëria nuk do të bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e RMV-së në BE.” – u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mickoski: Ndryshimet kushtetuese, çështje e brendshme
Ndërkohë Mickoski u shpreh se homologu Rama kishte dhënë një spjegim më të gjerë, por në opinion veçohet vetëm një pjesë, ndërkaq çështja e eurointegrimit është çështje e brendshme, veçoi Mickoski.
“Këto janë çështje të brendshme të një shteti. Ne jëmi të vetëdijshëm për realitetin dhe nuk e mohojmë dhe poashtu jemi kontsruktiv dhe gjithmonë ofrojmë zgjidhje për tejkalimin e kësaj sfide dhe ngjarja e sotme është pikërisht në atë drejtim që të punojmë në projekte që na afrojnë dhe të mbetememi në suaza të asaj që quhen, çështje të brendshme të vendit tonë.” – theksoi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Dy kryeministrave fqinj të bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së shpejti do të ulen në të njëjtën tryezë në Bruksel, ndërkohë do të punojnë në projektet ndërshtetërore, siç është korridori 8, projekt që kontribon në afirmimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
