Qeveria, seancë solemne kushtuar Ditës së Alfabetit shqip
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancë solemne...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancë solemne kushtuar Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe. Minsitri Agon Ferati, me këtë rast theksoi se alfabeti paraqet një nga themelet e memorjes, diturisë dhe zhvillimit të nejrëzimit, duke mundësuar që mendimet dhe kulturat të barten nëpër gjenerata.
Ferati përkujtoi se në nëntor të vitit 1908 në Manastir u mblodhën një numër i madh intelektualësh shqiptarë nga rajone dhe besime të ndryshme fetare dhe sollën vendimin për alfabetin shqip, që njëherit ishte edhe vendim për ardhmërinë, jo në bazën e imponimit por me anë të dialogut kompromisit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Kjo është edhe një nga vlerat më të mëdha të Kongresit të Manastirit, duke dëshmuar se dallimet nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e qëllimit të përbashkët. Kjo filozofi vlenë edhe për vendin tonë tha minsitri Ferati.
“Forca e një shteti nuk qëndron në zvoglimin e dallimeve ndërmjet qytetarëve të sajë por në aftësitë për ndërtimin e institucioneve, që e respektojnë dallimin dhe garantojnë barazi, përfaqësim dhe dinjitet për të gjithë. Historia jonë e përbashkët na ka mësuar se stabiliteti afatgjatë kërkon besim, institucione funksionale respekt të ndrësjellë dhe mundësi të barabarta. Historia na ka lënë trashëgimi të vlevshme por vlera e sajë e vërtetë matet me mënyrën se si e ndërtojmë të ardhmen.” – tha Ministri për Marrdhënie mes bashkësive, Agon Ferati.
Mickoski uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit
Urime për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe ka përcjellur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, sipas të cilit kjo festë i jep vlerë kohezionit në shoqërinë tonë.
“Bashkë qytetarëve tanë shqiptarë, por edhe të gjithë shqiptarëve ua uroj ditën e Alfabetit shqip, ditë e cila për një shtet multietnik, siç është shteti ynë do të thotë shumë dhe i jep vlerë kohezionit që e kemi në shoqërinë tonë. Urime dita e Alfabetit, me shumë sukses dhe le të jetë për të mira.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Urime për ditën e Alfabetit kanë përcjellur edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Prsidentja Gordana Siljanovska Davkova, dhe liderët e partive politike shqiptare. (Naim Sinani, TVM2)
