Eurostat: Dy në tre familje janë pa fëmijë

23.11.2026 13:01

Eurostat raporton të dhëna shqetësuese për strukturën e familjeve në Maqedoni...

Eurostat raporton të dhëna shqetësuese për strukturën e familjeve në Maqedoni. 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33,9 për qind kanë pasur fëmijë në ngarkim, tregojnë të dhënat.       

Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 595.600 familje. Prej tyre, 393.400 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 202.200 kanë fëmijë.

Mesatarja e numrit të fëmijëve për familje paraqet ulje për 25 për qind krahasuar me vitin 2015. Madhësia mesatare e një familjeje në vend ka qenë nga 3,1 deri në 3,2 anëtarë, më shumë se mesatarja evropiane, e cila është rreth 2,3 anëtarë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, ku 76,6 për qind e familjeve nuk kanë fëmijë, në vendin tonë përqindja e familjeve me fëmijë është dukshëm më e lartë.

Në nivel të BE-së, përqindja e familjeve me fëmijë ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë 15 viteve të fundit. Në vitin 2010 ishte 26,9 për qind, ndërsa në vitin 2025 arriti në 23,3 për qind. Në BE, pothuajse tetë nga dhjetë familje janë pa fëmijë.