Lirohen sërish derivatet e naftës
23.11.2026 13:17
Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,28 për qind.
Sipas vendimit të ri, benzina EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 82 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë. Dizeli lirohet për 3,5 denarë dhe çmimi i tij do të jetë 88,5 denarë për litër.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 98 denarë për litër, ndërsa mazuti 48,110 denarë për kilogram.
Ulja e çmimeve vjen si rezultat i ndryshimeve në çmimet referente të derivateve në tregjet botërore dhe aplikimit të akcizës dhe TVSH-së së reduktuar për disa produkte.
