Sulmi në Libi, Zelenski: Ukraina fundosi korvetën ruse
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anije ushtarake ruse në portin ushtarak të Bengazit, në Libinë lindore.
Sipas tij, operacioni përfundoi me fundosjen e korvetës ruse, ndërsa u goditën edhe mjete të tjera ushtarake. Në një reagim të publikuar sot në X, Zelenski bëri të ditur se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhimit vendas për të realizuar sulmin.
Objektiv ishte korveta ruse “Merkury”, një prej anijeve më të reja të flotës detare të Moskës, e cila ishte futur në shërbim në vitin 2023, gjatë luftës në Ukrainë.
“Ne vazhdojmë operacionet tona në ujërat e përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit rus dhe po zhvillojmë armët ukrainase.”, deklaroi Zelenski.
Pas sulmit, autoritetet libiane njoftuan nisjen e një hetimi të përbashkët me Rusinë për të zbardhur rrethanat, burimin dhe autorët e goditjes.
