Botë

Marina ushtarake iraniane njoftoi se dy tankerë u dogjën pasi goditën minat detare në Ngushticën e Hormuzit

24.11.2026 13:25

Televizioni iranian “Pres TV” paraprakisht njoftoi se tre tankerë të naftës, të cilësuar si “shkelës”, u dogjën pasi goditën minat nënujore të vendosura në Ngushticën e Hormuzit...

Dy tankerë të naftës u dogjën sot herët në mëngjes në Ngushticën e Hormuzit, pasi goditën minat detare, njoftoi marina ushtarake iraniane. 
 
Televizioni iranian “Pres TV” paraprakisht njoftoi se tre tankerë të naftës, të cilësuar si “shkelës”, u dogjën pasi goditën minat nënujore të vendosura në Ngushticën e Hormuzit. 
 
Komandanti suprem i armatës iraniane, Amir Hatami, paraprakisht deklaroi sot se rruga strategjike ujore “me çdo ditë të kaluar gjithnjë e më shumë do të mbyllet, ndërsa kushtet për kundërshtarin do të bëhen gjithnjë e më të vështira”. 
 
Ky është incidenti i fundit nga vargu i incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, mbi të cilin Irani vendosi kontroll pas fillimit të luftës në shkurt, e cila filloi me sulme amerikano - izraelite. Si përgjigje e kësaj, SHBA-ja vendosi bllokadë në portet iraniane.