Maqedoni

Gashi për vizitë zyrtare në Kroaci, për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe

24.11.2026 13:28

Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthimi në Republikën e Kroacisë...

Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthimi në Republikën e Kroacisë. Gjatë qëndrimit në Zagreb, kryeparlamentari Gashi do të realizojë takime me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të Republikës së Kroacisë.

Vizita zyrtare është mundësi për të shkëmbyer mendime mbi çështjet me interes të përbashkët, për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin parlamentar. Në të njëjtën kohë, është konfirmim i përcaktimit të përbashkët për të mbajtur dialogun e hapur dhe konstruktiv dhe për të kultivuar marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta dhe miqësore midis dy vendeve, të bazuara në partneritet, besim të ndërsjellë dhe fqinjësi të mirë, të cilat janë shembull pozitiv i bashkëpunimit konstruktiv në rajon.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës dypalëshe do të jetë edhe perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Republika e Kroacisë është mbështetëse e rëndësishme dhe e vazhdueshme e rrugës evropiane të vendit tonë, mbështetja që vlerësohet shumë, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët, dhe që është nxitje e rëndësishme në përpjekjet për t’i arritur qëllimet e përbashkëta evropiane. Vizita zyrtare e kthimit konfirmon rëndësinë e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve dhe përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave evropiane, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.