Botë

Aksident ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën pesë ushtarë

24.11.2026 22:00

Pesë ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë një fluturimi stërvitor...

Pesë ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë një fluturimi stërvitor, pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë konfirmoi se helikopteri i tipit AS-532 Cougar pësoi aksident gjatë zhvillimit të një misioni stërvitor.

Ekipet e kërkim-shpëtimit lokalizuan mbetjet e helikopterit, ndërsa më vonë u konfirmua se të pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.

Autoritetet turke pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter ushtarak në Turqi brenda rreth dy javësh. Më 12 nëntor, katër ushtarë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri të tipit S-70 në provincën Malatya.

Shkaqet e aksidentit të mëparshëm ende nuk janë përcaktuar.