Sela ankohet te Gashi se nuk po i vjen radha për pyetje, Gashi: Radhitja në përputhje me rregulloren
26.11.2026 17:54
Gjatë seancës kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve...

Gjatë seancës kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ankua te kryetari i Kuvendit se qëllimisht po radhitet i fundit që të mos arrijë të parashtrojë pyetje deputetësh.
Sela po ashtu ngriti dilemën se kjo radhitje po bëhet në koordinim të Gashit me BDI-në. Kryeparlamentari Afrim Gashi u kundërpërgjigj se lista bëhet konform rregullores së Kuvendit.
Toska: BDI nuk bashkëpunon me Gashin dhe shumicën
Ndërsa Diana Toska nga BDI mohoi çfarëdo bashkëpunimi me kryeparlamentarin Gashi apo deputetët e shumicës për radhitjen e parashtrimit të pyetjeve.
