Cekov: Të ulen taksat për import të automjeteve
Deputeti i pavarur, Mile Cekov...

Deputeti i pavarur, Mile Cekov, propozon ndryshime në Ligjin për tatim të automjeteve, pasi ai vlerëson se qytetarët e vendit aktualisht paguajnë taksat më të shtrenjta në të gjithë rajonin për importimin e veturave.
“Qytetarët e Maqedonisë paguajnë për momentin taksat më të shtrenjta në të gjithë rajonin për importimin e veturave. Me propozim-ndryshimet e Ligjit për importimin e veturave deri në vlerën e 15 mijë eurove, qytetarët do të kursejnë 3.000 deri në 4.000 euro. Për një automobil prej 15 mijë eurosh, për momentin taksat në Maqedoni janë 6.000 deri më 7.000 euro. Për krahasim në rajonin tonë, taksat në Shqipëri për të njëjtën vlerë të veturës, pra deri më 15 mijë euro, taksat janë 3.500 euro; në Serbi, Kosovë dhe Malin e Zi janë nga 3.500 euro; në Bosnje dhe Hercegovinë janë 2.500 euro. Për këtë arsye sot kanë dorëzuar propozim-ndryshim të Ligjit për taksat e veturave, ku kërkoj të intervenohet në nenin 9 me dy zgjidhje konkrete ligjore. Edhe atë nën 1 largimin e komponentit të vlerësimit, apo siç njihet taksa e luksit për vetura deri në 20 mijë euro, dhe e dyta, largimin e taksës CO2 për automjete me standard EURO 6.”, - deklaroi deputeti i pavarur, Mile Cekov.
