Plani i Rritjes, Tirana mirëpret samitin e liderëve

27.11.2026 13:53

Tirana mirëpriti Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor...

Tirana mirëpriti Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Evropës së bashku”.

Diskutimet u përqendruan në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e disa reformave në Shqipëri. Sipas komisioneres Kos, Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të kërkuara dhe, si rezultat, do të përfitojë 185.6 milionë euro në kuadër të pagesës së katërt të këtij plani.

Ajo vlerësoi progresin e Malit të Zi, i cili ka përmbushur 94% të reformave, ndërsa Maqedonia e Veriut tha se ka realizuar 56% dhe pritet të përfitojë 70.9 milionë euro.

Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit evropian përmes reformave dhe mundësive të reja të zhvillimit ekonomik.