Protestë, Sindikata e Kulturës para Gjykatës Kushtetuese
Sindikata e Kulturës ka dalë në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese...

Sindikata e Kulturës ka dalë në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese kundër shfuqizimit të marrëveshjes kolektive për të punësuarit në institucionet e kulturës.
Nga Sindikata druajnë se me këtë akt mund të kërcënohen të drejtat e mijëra të punësuarve, përfshi këtu edhe përllogaritjen aktuale të pagave.
Protestuesit këmbëngulin në mbrojtje të të drejtave të tyre.
“Ne nuk kërkojmë asgjë, kërkojmë diçka që ka filluar të kërkohet prej shekullit shtatëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë mund të them. Miq të dashur ne nuk kërkojmë asgjë përveç se të drejtave tona që i kanë kërkuar, siç thash më herët në shekullin shtatëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë dhe këto grupime të punëtorëve janë ndaluar në vitin 1800 në Angli. Pyetja ime është a kthehemi ne në vitin 1800, kur u ndaluan grupimet? Dhe kjo nëse bëhet, si presedan, do të jetë shum e vështirë.”, - deklaroi nënkryetari i Sindikatës së Kulturës, Hamdi Rashidi.
