Samiti i Planit të Rritjes në Tiranë, përfitojnë RMV-ja, Shqipëria dhe Mali i Zi

27.11.2026 15:45

Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro...

Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nga i cili më së shumti do të përfitojë Shqipëria, e cila do të marrë 185,6 milionë euro pasi ka zbatuar 80% të reformave. Ndërsa Mali i Zi do të përfitojë 81 milionë euro. Këto shifra i bëri të ditura në Tiranë komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Samitin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

“Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të reformave që është vërtetë mbresëlënëse, që do të thotë se ju do të merrni 81 milionë euro në raundit e dytë të pagesave. Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave dhe ju do të merrni 185.6 milionë euro në pagesën e katër. RMV-ja ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro. Ky plan i rritjes kishte për synim rezultatet dhe arritjet e tyre dhe kur të arriheshin rezultatet do të ofroheshin fondet e tjera. Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë, ndaj Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, ndërsa RMV-ja 10% më shumë.”, - deklaroi komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Kos: Qeveria e re mund t’i shpejtojë reformat

Për Kosovën, Kos tha se Qeveria e re ka mundësi të përshpejtojë reformat dhe të përfitojë më shumë fonde nga BE-ja. Ajo njëherësh njoftoi se do të vizitojë Prishtinën në fillim të dhjetorit.

“Qeveria e re është një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është një mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga Plani i Rritjes për të marrë më shumë fonde. Me shumë kënaqësi do të vij në Kosovë në fund të dhjetorit për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë, pasi tashmë i keni të gjitha institucionet.”, - theksoi  komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Rama: Qytetarët t’i ndjejnë përfitimet e integrimit

Kryeministri shqiptarë, Edi Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën. Ai tha se hendeku ekonomik mes gjashtë vendeve të rajonit dhe BE-së është ngushtuar vitet e fundit dhe se qytetarët duhet të përfitojnë nga integrimi në tregun e përbashkët që përpara anëtarësimit.

“Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së. Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirë të na ndihmojë, sa ç’është e prirë të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi.”, - u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për shkak të mospërmbushjes së reformave Kosovës, nga Plani i Rritjes nuk kanë përfituar as Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, në Tiranë, përveç nikoqirit - kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali; si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. (Gyltene Sinani, TVM2)