Procesi i Bërdo – Brijonit, Ohri mbledh përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit

27.11.2026 16:00

Ohri nikoqire e takimit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit...

Ohri nikoqire  e takimit të  liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit, nën udhëheqjen e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe  bashkorganizatorëve, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musар, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Pjesëmarrës janë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula; anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe presidenti i Malit të Zi.

Takimi i ka filluar punimet kah mesdita, ndërkaq temë diskutimi  që janë shtruar prekin eurointegrimet, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore, lidhshmërinë infrastrukturore, mjedisin dhe mundësitë e reja për të rinjtë.

Diskutimi plenar mbyllet me konferencë të përbashkët për media të  nikoqires Siljanovska Davkova dhe bashkorganizatorëve Pirc Musар dhe Milanoviq.

Në kuadër të agjendës diplomatike, Siljanovska-Davkova do të zhvillojë edhe takime të veçanta bilaterale.  Procesi i Bërdo-Brionit funksionon që nga viti 2013 si një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia, me fokus në përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)