Bekim Sali në Tiranë: Gatishmëri për dialog me KE-në mbi integrimin gradual

27.11.2026 16:21

Në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor...

Në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet sot në Tiranë, po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Ai bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka siguruar 142,1 milionë euro përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa 22 hapa reformues, me vlerë bruto mbi 112 milionë euro, janë paraqitur për vlerësim nga Komisioni Evropian.

Sali theksoi se mbi 581 mijë transaksione përmes SEPA-s deri në shtator 2026 kanë sjellë kursime mbi 5 milionë euro, duke nënvizuar rëndësinë e integrimit gradual në politikat, programet dhe strukturat e BE-së, modernizimit të vendkalimeve kufitare dhe vazhdimit të mbështetjes financiare evropiane, me anëtarësimin e plotë në BE si objektiv strategjik.