Gjykata Kushtetuese shfuqizoi marrëveshjen kolektive për kulturën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar antikushtetutshmëri...

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar antikushtetutshmëri dhe mori vendim për shfuqizimin e nenit 78 të Ligjit për Kulturën dhe Marrëveshjes Kolektive në tërësi. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 prill 2027, deri atëherë partnerët në dialogun social duhet të përgatisin një Marrëveshje të re Kolektive, në përputhje me ligjin, për të punësuarit në kulturë.
Qëndrimi i gjykatësve kushtetues është se Marrëveshja Kolektive dhe Ligji për Kulturën nuk përmbajnë metodologji për përllogaritjen e pagave.
Sipas tyre, kjo metodologji duhet të përcaktohet fillimisht në ligj dhe më pas të detajohet përmes marrëveshjes kolektive.
Gjatë pesë muajve të ardhshëm, partnerët socialë duhet të vazhdojnë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje të re kolektive, ndërsa Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet dhe plotësimet përkatëse të Ligjit për Kulturën.
“Mendimi i cituar i Ministrisë së Financave qartë tregon implikimet sistemore mbi sektorin publik dhe se një marrëveshje e tillë kolektive do të çojë në pabarazi me punonjësit e tjerë të sektorit publik. Kjo do të nënkuptonte cenimin e sistemit të vendosur të pagave dhe, paramendoni, kolegë, çfarë do të pasonte: hapjen e mundësisë për kërkesa për rritje të pagave edhe në veprimtaritë e tjera. Mendoj se nuk ka më nevojë të diskutoj.”, - deklaroi gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.
Marrëveshja Kolektive për Kulturën prek të drejtat e punës së rreth 2.345 të punësuarve në 123 institucione kulturore në vend. Shqyrtimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese ka nxitur reagime të shumta dhe protesta nga punonjësit e kulturës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
