Procesi i Bërdo-Brionit, Ohri mbledh përfaqësuesit e vendeve te Ballkanit

27.11.2026 17:24

Ohri, nikoqire e takimit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit...

Ohri, nikoqire e takimit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit, nën udhëheqjen e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe  bashkorganizatorëve, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musар, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në konferencën mbyllëse të shtypit, nikoqirja Gordana Siljanovska Davkova, duke folur për zgjerimin e BE-së, Siljanovska tha se pa Ballkanin Perëndimor mbetet vakum gjeopolitik në rolin e BE-së në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi problem serioz me çështjet bilaterale, edhe atë me çështje bilaterale që nuk lidhen me  kushtet e Kopenhagës, diçka që ka të bëjë me gjërat që nuk do të thotë, evropianizim, por e kundërta, nuk janë në harmoni me parimet e vlerat e vërtetuara në aktet evropiane konstitucionale. Procesi i Bërdo-Brionit është njëra nga iniciativat më të mira, iniciativë më inspiruese, iniciativë që flet për rëndësinë e asaj që të dëgjohet fqinji, ta kuptoni, sepse gjeografia ka dashur që të jetojmë njëri afër tjetrit.”, - deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Vendet aspirante t'i plotësojnë kushtet, por edhe Bashkimi Evropian ta përmbushë përgjegjësinë, thanë bashkëudhëheqësitt e iniciativës rajonale.

“Për fat të keq zgjerimi  i BE-së  ende po zhvillohet shumë ngadalë. Me të drejtë presim që kandidatët t'i realizojnë reformat dhe ta respektojnë sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane. Bashkimi Evropian po ashtu patjetër ta plotësojë përgjegjësinë e saj. Patjetër t'u mundësojmë vendeve që t'i plotësojnë kushtet dhe të bëjnë progres të vërtetë. Mendoj se shanset për zgjerim do të implementohen pa asnjë pengesë, ose nga vendet kandidate ose nga vendet anëtare të BE-së.”, - theksoi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musap.

“Nuk sollëm vendime, por atmosfera e rëndësisë së bashkëbiseduesit me qasje të kuptueshme për çështje të caktuara të cilat na ndajnë dhe për të cilat nuk kemi qëndrime të njëjta, kjo në të vërtetë është progres i madh.”, - u shpreh kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në këtë takim rajonal morën pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula; presidenti i Kroacisë; anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, ndërsa tema diskutimi ishin eurointegrimet, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore,  lidhshmërinë infrastrukturore, mjedisin dhe mundësitë e reja për të rinjtë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)