Maqedoni

Mot me vranësira dhe reshje shiu, borë në male dhe ulje të temperaturave

28.11.2026 09:53

Mot me vranësira dhe reshje, me erë të përforcuar nga drejtimi verior, borë në male, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë kushte për reshje bore edhe në Shkup..,.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat në nivel lokal do të jenë më të dendura, me mbi 30 litra për metër katror gjatë 24 orëve, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH). Në male reshjet do të jenë në formë bore.

Në orët e pasdites, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në disa vende më të larta do të kalojnë në reshje bore.

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa vende në pjesët verilindore dhe përgjatë Vardarit, herë pas here do të përforcohet deri në erë të fortë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës, herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior.