Maqedoni
Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, festë në të gjitha vendbanimet shqiptare
28.11.2026 11:46
Dita e flamurit dhe Pavërsisë së shtetit shqiptar festohet me ceremoni dhe aktivitet të ndryshme edhe në vendin tonë....

Dita e flamurit dhe Pavërsisë së shtetit shqiptar festohet me ceremoni dhe aktivitet të ndryshme edhe në vendin tonë. Në Shkup por, jo vetëm, për një javë rresht janë mbajtur aktivitete të ndryshme kuluturore për të shënuar festat e nëntorit. Festimet kulmojnë sot nëpër sheshet e qyteteve me shumicë shqiptare.
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet manifestimi qendror “20 Vjet Krenari”, në shënim të Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Programi do të nisë në orën 13:30 dhe do të përfshijë program artistik, si dhe koncertin festiv të këngëtares Edona Llalloshi.
Komuna e Çairit si organizatorë fton qytetarët që t’i bashkohen festimit të 28 Nëntorit, ditës që simbolizon krenarinë, bashkimin dhe dashurinë për atdheun. Ndërkaq, VLEN ka njoftuar se manifestimin qëndror për festën e 28 nëntorit do ta mbajë në Kumanovë, me fillim në ora 18:30.
