Rajon

Dita e Flamurit dhe Pavarësisë, Rubio: ShBA dhe Shqipëria, marrëdhënie të fortë

28.11.2026 12:16

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio uroi sot popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio uroi sot popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
 
Në një deklaratë të ndarë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, Rubio shprehet se mirëpret forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
 
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përcjell urimet e mia më të përzemërta popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë e përbashkët, begatinë ekonomike dhe lidhjet mes popujve tanë”, thuhet në deklaratë.