Maqedoni
Milloshoski, optimist: Në qershor pres ftesë për në NATO dhe BE
29.05.2018 11:27
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, tani deputet i VMRO-DPMNE-së...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, tani deputet i VMRO-DPMNE-së, thotë se Maqedonia do të marrë në qershor ftesë për në NATO dhe datë për bisedimet me BE-në. Sipas planit të tij 11-pikësh, që thotë se është korniza e kompromisit ndërmjet Kociasit e Dimitrovit, në fillim fjalën e kanë kryeministrat, Zaev e Cipras, që do të duhet të nënshkruajnë marrëveshjen në Prespë.
Kjo do t’i hapë rrugë Maqedonisë për në NATO dhe BE, dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Plani, sipas Milloshoskit, parasheh fillimisht përcaktim të emrit të ri nga Zaevi e Ciprasi, më pas në Prespë të nënshkruhet marrëveshja në fillim të qershorit, e cila më pas menjëherë do të ratifikohet me 61 vota në Kuvend. Pas ratifikimit, thotë më tej Milloshovski, di të pasojë Greqia, e cila do ta njoftojë NATO-n për të miratuar pranim të kushtëzuar, më pas edhe BE-në për mbështetje të fillimit të bisedimeve me Maqedoninë.
“Më 28 qershor, Zaevi merr ftesën e BE-së për bisedimet, në 11 apo 12 qershor Maqedonia merr ftesën nga NATO-ja, në tetor mbahet referendumi që duhet të tregojë se shumica e qytetarëve mbështesin marrëveshjen për emrin”. Sipas Milloshovskit, pika e radhës do të jetë mbështetja e shqiptarëve dhe e LSDM-së, do të bëjë që Zaev të kërkojë mbështetje nga opozita për dy të tretën e votave, për ta ndryshuar Kushtetutën.
“PPS-ja do të bëjë trysni, por edhe institucionet, nëse ndonjë deputet do të jetë kundër. Marrëveshja së fundmi do të dalë para kuvendit të Greqisë. Si për fund, njohja e emrit të ri do të ndodhë nga OKB dhe NATO”,- thotë ish-ministri i jashtëm dhe njëherit deputet i VMRO-së, Antonio Milloshovski.
