Maqedoni
Festohet fitër Bajrami, mesazhe paqe, dashurie e mirësie për të gjithë
15.06.2018 11:24
Bota islame feston sot Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe është dita e parë e muajit Sheval...
Në Maqedoni, manifestimi qëndror për këtë ditë feste u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, me urimet për dashuri e mirësi dhe mesazhet për të ndihmuar të tjerët, ashtu sic është porosia e shenjtë.
Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes dhe pastrohet pas përnjollosjes.
"Në këtë muaj ndodhën mrekullitë e shenjta, mbi të gjitha, filloi shpallja e Kuranit të madhërishëm. Ky muaj shënon fillimin e një epoke të re për mbarë njerëzimin, vendosjen e një guri themeltar që lidh njeiru me krijuesine tij. Ky muaj I bekuar, shënon hapjen e kopertinave të shenjta, që ngërthejnë një vistër parimesh e normash, dedikuar të gjithë atyre që përbëjnë një shoqëri të devotshme. Një shoqëri që do t’I bindet urdhërave dhe detyrave të krijuesit absolut. Në këtë muaj erdhi e mira e njerëzimit, zbriti drita, u hap mendja, u urdhërua mëshira dhe bamirësia, mori formë dashuria dhe respekti, zbriti kodi I paqes dhe mirëqenies", tha Ajdën Jahja, hafëz.
Manifestime festive u mbajtën në të gjitha xhamitë e vendit pas të cilave besimtarët filluan vizitat tek familjarët dhe të varfërit.
