Monstra, Raufi: Prisja lirim nga aktakuza për të gjithë
22.01.2021 18:18
Fjalët e fundit të prokurores publike ,Fatime Fetai në rastin "Monstra"dhe qëndrimi i sajë për veprën penale "Terorizëm"...

Fjalët e fundit të prokurores publike, Fatime Fetai në rastin "Monstra"dhe qëndrimi i sajë për veprën penale "Terorizëm", për avokatin mbrojtës Naser Raufi ka qenë e pa pritur duke pasur parasysh se gjatë rigjykimit nuk doli as një dëshmi konkrete kundër të akuzuarve ndryshe nga gjykimi i parë.
Kam pritur që të tërhiqen të gjitha akuzat për të gjithë të akuzuarit jo vetëm për Lutën, pasiqë, aktgjykimi i Gjykatës Supreme është shumë i qartë, konstatohet se këto nuk janë vepruesit e këtij krimi dhe se nuk ka dëshmi për këto të akuzuar thotë Raufi.
"Kjo prokurori kisha thënë hibride dhe mbeturin e prokurorisë kriminele speciale ,nuk edi se pse mbet e njeta aktakuzë për tre të akuzuar siç ka qenë më herët dhe terorizëm pa dhënë ndonjë shpjegim. Këtu nuk ka as një far shpjegimi dhe duket që kjo prokurori edhe praktikisht e keqpërdor pozitën.Këtë e tregoi edhe fundi i fjalës përfunduese ku prokurori nuk ka të drejtë të kërkojë dënimin dhe lartësinë e dënimit si në këtë rast", u shpreh avokati Naser Raufi.
Edhe pse në rigjykim, ku pjesërisht kishte dëshmi të reja përfshi edhe bisedat e përgjuara, Raufi dyshon se bombat e vërtata po fshihen. Shpreson gjykata të sjell vendim të drejtë.
"Por unë mendoj se ato bomba që i posedojnë, që egzistojnë, jam i bindur, por ka ndonjë interes që ne si palë mbrojtëse nuk e dimë, por sigurisht e di shpërbimi sekret. Ka ndonjë interes se pse ato nuk prezantohen. Përgadisim fjalën përfunduese me 3 shkurt, mandej po të ketë nevojë do ta ankimojmë, por mendoj se nuk do të ketë nevoj pasi që besoj se trupi gjyqësor do të shkojë sipas urdhërit që ja jep gjykata supreme si instance më e lartë në RVM", theksoi Raufi.
Monstra, Ajdari: Fetai modifikoi aktakuzën e Geshkovskës
Familjari I tre të akuzurve në këtë rast Bedri Ajdari shprehet se prokurorja Fetai nuk propozoi asgjë të re, përpos me pak modifikim aktakuzën e mëparshme të përgaditur nga Gordana Geshkovska.
"Ajo e mori rastin në ingerenca të sajë me pretekst se ka përgjime me të cilat mund të zbardhet rasti megjithatë as një dëshmi konkrete nuk doli për këto të akuzuar për të cilët kërkohej dje burgim I përjetshëm dhe me pak modifikime nga prokurorja Gordana Geshkovska për tu dukur se gjoja po zbatohet drejtësia", u shpreh familjari Bedri Ajdari.
Ndryshë dje në fjalët e fundit për rastin Monstra, Prokurorja Fatime Fetai për tre të akuzuar Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq mbeti në akuzën e njejtë për teroriëm, Fejzi dhe Haki Azirin i akuzoi për ndihmë gjatë veprës ndërsa në mnugesë të provave liroi Sami Lutën. Seancën e radhës, fjalët përfudimtare do ti paraqesë mbrojtja e të akuzuarve.
FLORIE BELULI KAMBERI
