Maqedoni
Kryqi i kuq - Strugë: Kriza ka rritur nevojat e familjeve sociale
06.04.2022 14:46
Rritja e vazhdueshme e çmimeve, ka ndikuar shumë tek familjet në rrezik social...

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, ka ndikuar shumë tek familjet në rrezik social, tek të cilat gjendja ekonomike është rënduar edhe më tepër. Nga Kryqi i Kuq në Strugë, thonë se numri i rasteve sociale është rritur dhe shpesh kanë familje që kërkojnë ndihmë për paketa ushqimore dhe veshje.
“Rritja e çmimeve padyshim i shqetëson. Njerëzit më shpesh vijnë të kërkojnë paketa humanitare, rastet sociale disa herë në vit marin ndihmë humanitare, në llojin që ne ofrojmë siç janë ushqimi dhe higjiena, ka raste edhe për tesha, ku shumë qytetarë i sjellin teshat.”,- deklaroi drejtoresha e Kryqit të Kuq në Strugë, Adhurime Dauti.
Ndihmë kërkojnë edhe familjet e refugjatëve nga Ukraina.
“Po kemi pasur disa familje që janë strehuar në qytetin e Strugës dhe Kryqi i Kuq ka qenë aty për t’i evidentuar dhe ka pasur familje të cilët kanë shprehur nevojë për të ardhmen.”,- theksoi drejtoresha e Kryqit të Kuq në Strugë, Adhurime Dauti.
Kryqi i kuq në Strugë vitin e kaluar filloi një projekt për kujdesjen e pleqve dhe personave të sëmurë, ku u trajnuan 20 kujdestarë, të cilët tashmë kanë filluar shërbimin. Nga Kryqi i Kuq në Strugë thonë se do t’ju ndihmojnë të gjithë qytetarëve që drejtohen te ata.
ILMIE ZHAKU
