Lufta në Ukrainë, Michel: Sanksionimi i gazit dhe naftës ruse duhet të ndodhë

06.04.2022 15:13

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel....

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione në energjinë ruse, siç është nafta dhe gazi, “herët a vonë”, teksa blloku po përgatitet të rrisë presionin ndaj Moskës, pas raportimeve për mizori të luftës të kryera në Ukrainë nga trupat ruse.

“Mendoj se masat mbi naftën dhe edhe gazin do të duhet të ndërmerren herët a vonë”, tha Michel para Parlamentit Evropian më 6 prill.

Michel u bëri thirrje ligjvënësve evropian që të shqyrtojnë sanksione të tilla, që do të shënjestronin burimin kyç të të ardhurave të Moskës, pas raportimeve se “krime të luftës” janë kryer nga trupat ruse në qytetin ukrainas, Buça ku “që dëshmon se brutaliteti rus kundër popullit të Ukrainës nuk ka kufi”.