Maqedoni
KSI: Jo maska në ambiente të mbyllura, të mbahen në spitale, farmaci e transport publik
06.04.2022 15:29
Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar heqjen e mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura....

Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar heqjen e mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Përjashtim nga ky rekomandim propozojnë të ketë në shtëpitë e shëndetit, farmacitë, shtëpitë e të moshuarve dhe transportit publik. Këto propozime Komisioni i mbështet në bazë të situatës së tanishme me pandeminë.
“Kushtet aktuale na japin të drejtën të propozojmë lehtësimin e masave, ndaj të gjithë jemi dakorduar që të heqim masën për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa do të vazhdojë të zbatohet për objektet shëndetësore, transportin publik, shtëpitë e të moshuarve dhe farmacitë. Në të gjitha hapësirat e tjera të mbyllura, maska mund të vihet vetëm me dëshirë të njerëzve, por nuk praktikohet mbajtja e detyrueshme e maskave.”,- tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petlickovski.
Komisioni gjithashtu ka rekomanduar të mos izolohen personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit me Covid-19. Gjithsesi thonë se lehtësimin e masave do të shkohet gradualisht në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti publik.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 195 raste të reja pozitive nga 2.249 testime të realizuara. Janë edhe dy fatalitete, 71 dhe 85 vjeç të dy nga Shkupi, si dhe një fatalitet i shtuar nga “Termini im”, të tre me kormobiditete. Janë regjistruar edhe 207 të shëruar . Në vend aktualisht ka 1.535 raste aktive.
VLORA LATIFI TOPOJANI
