Maqedoni

Siguria në trafik, zero tolerancë për ata që rrezikojnë jetën

06.04.2022 15:44

Asnjë tolerancë për vozitës të dehur, automjete me defekt, apo për mosrespektim të rregullave dhe ligjeve...

Asnjë tolerancë për vozitës të dehur, automjete me defekt, apo për mosrespektim të rregullave dhe ligjeve premtoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski . Sipas tij, kontrollet e shpeshta po japin rezultate. 
 
“Vozit sikur secili fëmijë në trafik është i yti - kjo është motoja ime si pjesëmarrës në komunikacion. Nëse në vitin 2013 kemi pasur 197 viktima, në vitin 2016 ai numër ishte 165, në vitin 2017 - 155, në vitin 2018 – 133, në vitin 2019 – 132 dhe në vitin 2020 kishte 125 viktima.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ekspertët thonë se duhen edukuar vozitësit e këmbësorët për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. 
 
“Çdo ditë organizojmë dhe zbatojmë fushata të shumta me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit publik, sjelljes me përgjegjësi dhe respektimit të ndërsjellë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.”,- theksoi kryetarja e KRST-së, Gordana Kozhuharovska.
 
“Të gjithë ne jemi edhe këmbësor edhe pjesëmarrës në komunikacion  dhe mundemi që nesër, edhe vetë të jemi viktima të aksidenteve, apo të shkaktojmë aksident trafiku, për të cilat shoqëritë e organizuara do të kenë sanksione të caktuara.”,- u shpreh dekani i fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.
 
Deklaratat u bënë në tryezën e rrumbullakët dedikuar sigurisë së këmbësorëve.
 
BELINDA KOKA ADEMI