Maqedoni
Spekulim me situatën apo mungesë, në disa markete në Shkup nuk ka vaj për gatim
06.04.2022 16:36
Edhe pse autoritetet thonë se në vend nuk ka krizë të vajit për ushqim, megjithatë ekipi ynë vizitoi disa markete në Shkup ku pamë se ka mungesë të vajit për ushqim...

Gazetari: Më falni vaj për ushqim a ka?
Shitësi: Jo, nuk ka.
Edhe pse autoritetet thonë se në vend nuk ka krizë të vajit për ushqim, megjithatë ekipi ynë vizitoi disa markete në Shkup ku pamë se ka mungesë të vajit për ushqim.
Qytetarët që kishin ardhur për të blerë vaj u kthyen me duar bosh. Ata thonë se ditëve të fundit mezi po gjejnë vaj.
“Vaj momentalisht në tre-katër markete që shkova nuk ka askund.”,- tha një qytetar.
“Jo për besë, skam parë.”,- u shpreh një qytetar.
Ka edhe që thonë se vaj ka megjithëse pranojnë se ndodh që edhe të harxhohet e të mos e gjejnë kur ju duhet.
“Po këtu nuk kishte, por një ditë përpara i mora 3-4 litra. S’marr shumë, vetëm ka. Ndoshta për momentin, por ka pas.”,- deklaroi një qytetar.
“Diku po thonë ka, diku nuk ka. Por, ka. Nuk bën të ankohemi, se vaj ka. Pak çmimet janë të tepruara, por ka.”,- tha një qytetar.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ditë më parë tha se në vend ka mjaftueshëm vaj për ushqim, e u bëri thirrje qytetarëve që në qoftë se vërejnë mungesë vaji në markete, të lajmërojnë Inspektoratin Shtetëror të Tregut.
ERSAN PAJAZITI
