Maqedoni
Mjekët e familjes të enjten në protestë: Asnjë nga premtimet që na u dhanë s’u realizua
06.04.2022 17:14
Shoqata e Mjekëve privatë do ta shënojë ditën e shëndetësisë me protestë për të ngritur sërish zërin ndaj mospërfilljes...

Shoqata e Mjekëve privatë do ta shënojë ditën e shëndetësisë me protestë për të ngritur sërish zërin ndaj mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana e institucioneve shëndetësore. Nga kjo shoqatë thonë se realizimi i kërkesave të tyre inkurajon personelin mjekësor, në veçanti mjekët e rinj për të vazhduar punën në të njëjtin institucion të shëndetit.
“Duhet bërë lëvizje sa i përket koeficientit të pagesës, të bëhen ndryshime të pjesshme në ligj, sidomos për pjesën e pacientëve në spitalet private, kurse për segmentet tjera, le të shkojë gradualisht përmes debatit publik. Një numër i madh i mjekëve të rinj presin punësim kurse një numër tjetër i mjekëve më të moshuar mund t’i mbyllin ambulantët. Duhet patjetër të ketë një kontinuitet, 5 muaj është periudha më e vogël për mbyllje dhe rihapje të sërishme të një ambulancë funksionale. Kemi dërguar përfaqësues për gjithçka, edhe për mjekësi primare dhe sekondare, për laborator dhe socialistikë, megjithatë asgjë serioze nuk ndryshoi. Madje as që filloi ndonjë takim deri më tani.”,- deklaroi kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lidija Colakova-Dervishova.
Protestën e mjekëve amë e mbështesin edhe nga Shoqata e Stomatologëve private. Kërkojnë zgjidhjen të shpejtë për problemet e krijuara me anë të reformave, me theks ndryshimit të mënyrës së pagesës së stomatologëve privatë që realizohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.
FLORIJE BELULI KAMBERI
