Maqedoni
KSL: Deputetët të qëndrojnë në anën e punëtorëve
06.04.2022 17:35
Konfederata e Sindikatave të Lira sërish e zhgënjyer me Qeverinë që sipas tyre ka dërguar në kuvend projekt-ligjin për nëpunësit administrativ....

Konfederata e Sindikatave të Lira sërish e zhgënjyer me Qeverinë që sipas tyre ka dërguar në kuvend projekt-ligjin për nëpunësit administrativ. KSL e cilëson propozim ligjin zgjidhje manipuluese, sepse rritja e pagave në administratë do të jetë vetëm 100 deri 200 denarë. Ata ftojnë deputetët që të mos e votojnë ligjin dhe të qëndrojnë në krah të punëtorëve.
“Manipulimi është i madh, bëhet fjalë për njëqind mijë punëtorë që nuk mund të marrin rrogë më të madhe nëse qeveria nuk merr vendim për të rritur pikët. Ligji është dorëzuar në Kuvend, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të qëndrojnë në krah të punëtorëve dhe të ndalojnë këtë manipulim dhe nënvlerësim të punëtorëve në sektorin publik, të na qëndrojnë pranë dhe ta ngrenë zërin që të mos lejohet që një ligj i tillë nënçmues të kalojë në kuvend në këtë mënyrë.”,- theksoi kryetari i KLS-së, Bllagoja Rallpovski.
Edhe nga AGJSh paralajmëruan pezullim prej dy orësh të punës në gjykata dhe institucionet tjera të enjten dhe të premten, si protestë paralajmëruese me qëllim që të plotësohet kërkesa e tyre.
SEDAT SELIMI
