Botë

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Jemi gati për konflikt afatgjatë

06.04.2022 17:43

Situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe garancia e sigurisë së vendeve të NATO-s...

Situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe garancia e sigurisë së vendeve të NATO-s, është temë diskutimi dyditor në Këshillin –Veriatlantik në Bruksel. Stoltenberg, nuk është optimist se palët do të ulen në tryezë për t’i dhënë fund luftës. Përkundrazi, parashikojnë ofensivë më të madhe në pjesën lindore të territorit ukrainas. Ai tha se mizoritë që janë kryer në Buça  dhe vendet tjera në Ukrainë, zbulojnë natyrën e vërtetë të luftës së presidentit rus Putin.
 
“Vrasja e civilëve është krim lufte dhe NATO mbështet përpjekjet ndërkombëtare  për të hetuar dhe siguruar që autorët të ndëshkohen. Nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien  e tij për të kontrolluar tërë territorin e Ukrainës dhe gjithashtu në rishikimin e rendin të ri ndërkombëtar. Për këtë arsye duhet të jemi të gatshëm për konflikt më afatgjatë.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Më 6 dhe 7 prill ministrat e NATO-s diskutojnë gjithashtu edhe konceptin e ri strategjik të NATO-s, që trajton realitetin e ri të sigurisë ndërkombëtare, pasojat nga agresioni rus dhe ndryshimin e ekuilibrit të fuqive globale.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU