Maqedoni

LAMM: Rruget kryesore te pastruara

02.01.2015 14:36

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore, edhe më tej po zhvillohet në kushte të vështirësuara dhe dimërore, me mbetje të borës nëpër rrugë...

Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit është vërejtur  dukuria e ngricës. Ndalesa për qarkullim të kamionëve ka në disa drejtime rrugore dhe gryka malore. 
 
LAMM kumton se në fuqi janë ndalesat për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar aksi Mavrovë Dibër ­ Strugë dhe në vendkalimet malore Strazhë, Bukovë dhe Presekë.
Ndalesa për qarkullim në vendkalimin malor Presekë vlen edhe për  autobusët. 
 
Drejtimi rrugor Kërçovë­Ohër­Kërçovë ishte në ndërprerje për të gjitha llojet e automjeteve motorizuese mbrëmë prej orës 23 deri në orën 2 të mëngjesit. Automjetet të cilat qarkullonin prej Ohrit drejt Shkupit rikahëzoheshin në drejtimin rrugor Ohër, ­Resnjë, ­Manastri, ­Demir Kapi­Kërçovë, ndërsa rikahëzimi i atyre të cilët qarkullonin nga Shkupi drejt Ohrit ishte në drejtimin rrugor Kërçovë­Demir Kapi­Manastir­Ohër. 
 
LAMM rekomandon vozitje kryesisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes në kushte të vështirësura për komunikacion dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malesh, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku është e mundur paraqitja e shembjeve.
 
FLUTURA LATIFI