Botë

Kurti për CNN: Serbia s’është shtet neutral, por nuk kemi frikë

06.04.2022 18:14

Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë....

Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN, ku foli për rrezikun e përhapjes se tensioneve në rajon. Ai tha se duhet të tregohen vigjilentë, por se nuk i tremben kërcënimit të Serbisë.
 
Mes shqetësimeve për destabilizim në rajon, Kurti e sheh zgjidhjen tek anëtarësimi në NATO, që siç thotë, është pjesë e historisë së vendit pas bombardimeve për frenimin e gjenocidit serb në Kosovë. Ai tha se nuk beson që Rusia mund të bllokojë hyrjen e Kosovës në NATO.
 
“Serbia do paratë e Bashkimit Europian, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane. Por Serbia nuk është neutrale, mban anën e Rusisë e prandaj ne duhet të jemi vigjilentë. Ata kanë 42 baza operative rreth Kosovës. Ne nuk kemi frikë. Kemi shtuar 52% të buxhetit për ushtrinë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi ata mund të veprojnë në emër të Rusisë në rajonin e Ballkanit.”,- deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.