EVN: Elektrofurnizimi po normalizohet, kritike Reka
Gjendja me elektrofurnizimin në rajonet ku pati ndërprerje për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së fuqishme, dalngadalë po normalizohet, kumtojne nga EVN...

Sipas EVN Maqedoni, janë mënjanuar defektet në dy lidhjet 35 kilovatëshe nga Struga drejt Suvo Poles, prej ku me energji elektrike fuenizohen Vevçani, Veleshta dhe fshatrt përreth, ndërkaq është mënjanuar edhe defekti në trafostacionin 35 kilovatësh, me çka është normalizuar furnizimi me energji elektrike të isa vendbanineve afër Llabunishtit. Gjendja po normalizohet edhe në rajonin e Ohrit.
Janë riaftësuar largpërçuesit 10 kilovatësh dhe 35 kilovatësh në shtrirjen drejt Gradishtes, me çka shfrytëzuesit nga ky rajon kanë rrymë.
EVN informon se pika kritike në furnizim ende ka në rajonin e Strugës dhe Dibrës, ku intensivisht po punohet në mënjanimin e defekteve.
"Në rajonin e Strugës në shtrirjen përrreth Llukovës dhe Jabllanicës shtyllat janë vështirë të kapshme, dhe ekipet e EVNsë vështirë depërtojnë deri tek ato, por edhe sonte dhe nesër do të shkohet me xhirime të prëforcuara të terrenit dhe do të punohet në atë që të normalizohet furnizimi", thonë nga EVN.
Më kritike janë fshatrat në Rajonin e Rekës në shtrirjen nga Zhirovnica deri tek Ura e Boshkut, ku tërësisht është shkatërruar rrjeti distributiv.
Atje po bëhet lidhje e re dhe është ngritur largpërçues i ri prej 12 shtyllave, por dy shtyllat shtrënguese të cilat e bëjnë lidhjen përmes Liqenit të Dibrës janë rrëzuar nga era dhe bora dhe së bashku me përçuesin, janë në liqen.
Gjendja e këtillë, thonë nga EVN, plotësisht po i vështirëson punët operative në terren. Ekipet e tyre me mbështetje nga MPBja, me saja po bëjnë ekspertizë në vendin ku ka problem me furnizim.
Nga EVN theksojnë se, siç po pastrohen rrugët deri te objektet energjetike, ashtu po mënjanohen edhe defektet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos lëshohen në sanimin e gjendjeve krye në vete sepse kjo mund të shkaktojë rrezik të madh.
MERAL ISMAILI
