Ahmeti për regjistrimin: Ka të paregjistruar, por procesi ishte i suksesshëm
07.04.2022 12:24
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë. Në një intervistë për Tv Neës , Ahmeti thotë se në çdo vend një pjesë e popullsisë ka mundësi të mbetet jashtë regjistrimit por me rëndësi është që të gjithëve u është dhënë mundësia të regjistrohen.
I quan të pritura reagimet e opozitës por u bën apel që të mos e politizojnë procesin.
“Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti dhe institucionet kompetente ua kanë mundësuar të gjithëve që të regiistrohen”, është shprehur Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
