Britania, sulmet po vazhdojnë në Donbas
Sulmet me artileri dhe sulmet ajrore....

Sulmet me artileri dhe sulmet ajrore kanë vazhduar për gjatë vijës së kontrollit në Donbas, tha inteligjenca ushtarake britanike.
Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se përqendrimi kryesor i forcave ruse, ishte që të shtyjë përpara një ofensivë në lindje të Ukrainës, ku gjendet rajoni, Donbas.
Teksa Rusia është tërhequr nga pjesët veriore të Ukrainës dhe është përqëndruar në pjesën lindore, përpjekjet për evakuim të banorëve nga këto zona po vazhdojnë më 7 prill.
Sipas zyrtarëve ukrainas, mbi 1.200 persona janë evakuuar nga rajoni Luhansk të mërkurën, ndërsa evakuimet më pas janë penguar nga luftimet.
Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi që të vendosë embargo në naftën dhe gazin e Rusisë, pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës.
Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 11 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.
