Botë

“Air Asia”: Gjenden edhe 7 trupa nga avioni i rrezuar

02.01.2015 14:47

Edhe shtatë trupa të viktimave janë gjetur gjatë operacioneve shpëtuese në rajonin ku u rrëzua aeroplani i udhëtarëve i “Air Asia”...

Me këtë numri i përgjithshëm I trupave të gjetur të viktimave nga kjo fatkeqësi shkoi në  16. 
 
Dy nga trupat veçmë janë dërguar në ishullin Borneo për identifikim. Për shkak të motit të keq është vendosur që pesë trupat e tjerë të lihen në anijen shpëtuese indoneziane dhe të dërgohen në mënyrë plotësuese.  
 
Më 28 dhjetor aeroplani A320­200 , i filialit indonezian të kompanisë malejziane Air Asia me 162 persona në të u zhduk nga radarët pas 40 minutave pas fluturimit nga Indonezia drejt Singaporit.