Kovaçevski, rritja e rrogave mund të rris inflacionin
Rritje të rrogave duhet të ketë, por nëse ato rriten për një herë, mund të shkaktojnë inflacion...

Rritje të rrogave duhet të ketë, por nëse ato rriten për një herë, mund të shkaktojnë inflacion, thotë kryemisnitri Dimitar Kovaçevski, i pyetur të komentojë protestat e mjekëve dhe adminsitratës gjyqësore, me kërkesën për rritje pagash.
Ai njëherit thekson se nuk është mirë që fillimisht u paralajmëruan apo edhe filluan greva, që pastaj nën presion të zhvillohet dialogu social.
Kryeministri thotë se megjithatë nëpërmjet bisedimeve do të ketë marrëveshje, me të cilën do të mbeten të gjithë të kënaqur.
”Edhe unë them se duhet të rriten të gjitha rrogat, por ajo rritje duhet të bëhet në korrnizë metodologjike, e cila nuk do të bëhet menjëherë për një moment, sepse mund të shkaktojë presion shtesë të inflacionit, nga i cili nuk do të ektë askush kurrfar përfitimi, sepse rritja e inflacionit vetëm do ti konsumojë të ardhurat e punëtorëve. Kovaçevski tha se minsitrja e punës dhe politikës sociale, zëvendës kryemisnitri për çështje ekonomike, minsitri i financave dhe ai i arsimit, janë në bisedime të vazhdueshme me të gjitha sindikatat e sektorëve të ndryshëm” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski, edhe në rast greve mësimi duhet të mbahet
Sa i përket grevës së paralajmëruar nga sindikata e arsimit dhe shkencës, kryemisnitri tha se edhe në rast të grevës mësimi nuk duhet të ndërpritet.
“Kemi ligj të qartë sa i përket organizimit të grevës, në të gjtiha pjesët, shkollat, Minsitria e arsimit, komunat, kur është në pyetje arsimi fillorë duhet ta organizojnë procesin e punës, sepse fëmijët duhet patjetër të mbajnë mësim. Sidomos kur dolëm nga një periudhë dy vjeçare e pandemisë, kur fëmijët ishin të detyruar të rrijnë në shtëpi. Shpresoj se në periudhën e ardhëshme do të gejmë zgjidhje, e para se fëmijët do të mbeten në shkolla, duhet të vazhdojë mësimi. Me sindikatin do të gjendjet zgjidhje edhe me grevë edhe pa grevë, patjetër të ketë dialog social që do të rezultojë me marrëveshje mes sindikatit dhe qeverisë” – deklaroi Kovaçevski.
Sindikatat kanë marrë pjesë edhe në dialogun social për pagën minimale e cila është në nivelin që me dy paga minimale mund të mbulohet shporta sindikale, tha kryeministri Kovaçevski, i cili i ka lutur sindikatat që të mos jetë paga minimale shkas për fillimin e protestave lidhur me rritjen e rrogave, sepse pagën minimale siç tha ai e marrin kryesisht punëtorë që punojnë në fabrika, në sektorin privat, ndërsa me kontributet dhe tatimet e tyre paguhen edhe rrogat e sektorit publik i cili ka 138 mijë të punësuar. (Naim Sinani, TVM2)
