Maqedoni

Administrata nderpreu punën për dy dorë, kërkon rritjen e rrogave

07.04.2022 14:45

Puna në ministri, drejtori, fonde dhe gjykata është ndërprerë për dy orë....

Puna në ministri, drejtori, fonde dhe gjykata është ndërprerë për dy orë. Në këtë mënyrë sindikati i punonjësve gjyqsor, administrativ dhe shoqatave të qytetarëve në shenjë proteste me kërkesën për rritje rrogash. Ata shprehen të pa kënaqur me statusin material, të ardhurat mujore dhe të drejtat e tjera, niveli i të cilave është ngrirë prej vitesh. Sindikalistët u ankuan se në disa institucione ka pasur shtypje mbi të punësuarit, për të mos dalë jashtë vendeve të punës. Mirëpo thonë se punëtorët nëpër ato institucione janë organizuar dhe protestojnë me ndërpreje të punës brenda në institucione. 
 
“Të njejtën punë e punojmë, marrim paga të ndryshme. Pagat edhe të kolegëve me arsimim të lartë janë larg nën mesataren në shtet. Shumë tabu tema po lëshohen në mesin e qytetarëve, ku nuk bëhet dallim se çfarë është administrata shtetërore dhe çfarë është sektori publik.”, tha Ljubisha Jovanovski. kryetar i Sindikatës së Kadastrit.
 
“Secilin vit paga mesatare rritet prej 3-5%, paga minimale u rrit 120% nëafat prej 10 viteve, ne nuk kemi marrë asgjë. Nëse një i punësuar si bashkëpuntor i ri në vitin 2012 ka marrë 20 mijë denarë rrogë, në vitin 2022 paga e tij është rritur në vetëm 22 mijë denarë.”, tha Trpe Dejanovski, kryetar i SPAGJ-së.
 
Dimovski: Të harmonizohen kërkesat e të gjitha sindikatave 
 
Ata morën përkrahej edhe LSM. Sipas kryetarit të LSM-së Darko Dimovski duhet të harmonizohen kërkesat mes të gjitha sindikatave në vend. 
 
“Kërkesat nuk janë të njejta. Ne kemi kërkesa për rritje lineare të pagave prej 2806 denarë, ku vlerësojmë se asnjë punëtorë nuk do të jetë i shkelur me këtë kërkesë dhe bukvalisht ajo rritje të jetë prej te pastruesi e deri te kryetari i shtetit. Prandaj, duhet fillimisht ti harmonizojmë kërkesat dhe se ne jemi solidar, së bashku me parnerët tanë social, punëdhënësit dhe qeveria.”, tha Darko Dimovski, kryear i LSM-së.
 
Nga sindikata thonë se nuk do të lejojnë që asnjë punëtor të dënohet, duke shtuar se të gjitha hapat e mëtejshëm për të shprehur paknaqësitë do të bëhen në mënyrë që asnjë i punësuar të mos jetë i prekur me paga. 
 
ERSAN PAJAZITI