Maqedoni

Mjekët amë në protesta, Sali: Protesta legjitime, por jo në kohën e duhur

07.04.2022 14:52

Mjekët amë protestuan me kërkesën për rritjen e pikës së kapitacionit nga 63 denarë në 90 denarë për pacient....

Mjekët amë protestuan me kërkesën për rritjen e pikës së kapitacionit nga 63 denarë në 90 denarë për pacient. Ata reagojnë gjithashtu se Fondi i Shëndetësisë ka katër vite që po injoron kërkesat e tyre. Ata thonë që vetëm 13 pediatër punojnë në kujdesin parësor shëndetësor dhe se nuk ka strategji zhvillimore shëndetësore prej më shumë se 10 vitesh.
 
“Rritja e buxhertit për specialistët e laboratorisë, kushte më të mira për inferimeret, në vendet e vogla rurale që të mund të mbijetojnë në këtë krizë. Të përmirësojmë sistemin e përgjithshëm shëndetësor, të hiqet regjimi I dhënies së barnave, sepse populli po plaket ndërsa ne nuk mund ti detyrojmë dhe malltretojmë ata. Detyra jonë është të shpresojmë dhe të luftojmë për një shëndetësi më të mirë.”, tha Lidija Collakove Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Amë.
 
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali duke komentuar protestën e mjekëve amë tha se protesta është legjitime, por nuk është në kohë, pasi po punohet në gjetjen e modelit për financimit e shëndetësisë primare. Sali, tha se kërkesat e mjekëve janë të pranueshme, por shtoi se buxheti për këtë vit nuk parasheh mjete për rritjen e kapitacionit. 
 
“A do të pajtohemi në si ministri së bashku me Fondin dhe shoqatën e mjekëve amë për pikën e kapitacionit, apo kjo do të jetë pako teshe qëe kemi diskutuar, kjo do të jetë moment marrveshjes mes minsitrisë dhe shoqatave. Ne sëbashku do ti sjellim ato vendime nuk I sjell vetëm minsitria. Pjesa e parë ka të bëjë me mbulimin e harxhimeve nga institucionet egyistuese shëndetësore, siç janë qeraja, rroga bazë për punëtoret. Pjesa e dytë ka të bëjë me harxhimet manipulative që i kanë dhe pjesa e tretë është realizimi i qëllimeve që ne i kemi vendosur si ministri për politika shëndetësore dhe fondi për nevojat e masave preventive.”, tha ministri i shëndetësisë Bekim Sali.
 
Është rënë dakord që grupet e punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe shoqata e mjekëve amë të nisin shqyrtimin e kërkesave dhe zgjidhjen e problemeve javën e ardhshme.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI