Konferencë rajnale, si të krijohen kuadro për tregun e punës?
Me qëllim të përmirësimit të kushteve për krijimin e vendeve të ardhshme të punës....

Me qëllim të përmirësimit të kushteve për krijimin e vendeve të ardhshme të punës, shkëmbimine e idejave dhe praktiva të ndryshme, u mbajt konferenca rajonale e oragnizuar nga Ministria e Arsimit, Oda Ekonomike dhe Ambasada e Zvicrës, në të cilën morën pjesë ekspert vendorë dhe të huaj.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, deklaroi se nëpërmjet konferecëns do të përmirësohet punësimi i të rinjëve në Ballkanin Perendimor, nëpërmjet përfitmit të shkathësive dhe lidhjës së arsimit me nevojat e tregut të punës.
“Ideja është që të krijojmë një platformë ekspertësh nga të gjitha vendet me të cilat do të bashkëpunojnë, shkëmbejnë përvoja dhe ndihmojnë vendet që përfaqësojnë në synimet e tyre për të krijuar kuadro pikërisht ashtu siç i nevojitet ekonomisë” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Nga Oda Ekonomike dhe Amadasada Zvicerane si mundësi të mirë për krijimin e kuadrove të reja e shohin arsimin dual.
“Maqedonia nësë dëshiron të vazhdojë me zhvillimin ekonomik, pikë së pari duhet të kujdeset në zhvillimin e fuqisë punëtore, sidomos asaj të re e cila vjen. Pa marrë parasysh se a do të jemi pjesë e BE-së apo jo ne punët tona të shtëpisë duhet ti mbarojmë. Ne duhet të bëjmë sistem i cili do të krijojë numër të mjaftueshëm të punëtorëve të rinj, të cilët do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e ekonomisë së re” – deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antonio Peshev.
“Konfederata Zvicerane mbështet Ministrinë e Arsimit dhe Odën Ekonomike në gjetjen e mundësive për të lidhur arsimin profesional me nevojat e tregut të punës në vend. Nëpërmjet arsimit dual ata do të gjejnë punë, apo do të kenë një shans për të mësuar një zanat të ri. Në fakt, ata tashmë punojnë në kompani, gjë që siguron përfitim për kompanitë që trajnojnë të rinjtë që nesër do të jenë pjesë e fuqisë punëtore në vend” – u shpreh Ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman. Ka vazhduar projekti për arsimin dual nëpër shkollat e mesme, ku me ndihmën e sketorit privat nga 97 paralele për këtë vit planifikohet që numri i tyre vitin e ardhshëm të rritet në 223. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
