Maqedoni

Ndikimi rus kërcënon sigurinë, ekspertët: Të përshpejtohet zgjerimi i BE-së

07.04.2022 15:21

Maqedonia bashkë me Bullgarinë dhe Serbinë janë zhytur në luftë hibride nga shërbimet sekrete ruse si pasojë e çështjeve të hapura në rajon...

Maqedonia bashkë me Bullgarinë dhe Serbinë janë zhytur në luftë hibride nga shërbimet sekrete ruse si pasojë e çështjeve të hapura në rajon. Profesori I sigurisë Marjan Gjurovski thotë se target i kërcënimeve hibride janë incidentet e izoluara dhe destabilizim politik për shkak të çështjeve të hapura në rajon,. Sipas tij Kremlini dëshiron që të forcojë pozicionet ruse në Ballkan, e që paraqitet të jetë problem I Europës.
 
“Nuk është problem i yni, por është problem i Europës dhe troket para dyerve të Europës. Ne jemi mburoja e këtyre ndikimeve hibride I cili drejtëpërdrejtë ndikon edhe në Bruksel. Andaj procesi I zgjerimit është edhe çështje e sigurisë dhe mbyllja e kontestit maqedono bullgar, nisja e bisedimeve për zgjerim është një nga veglat për ndalimin e këtij ndikimi rus.”, tha Marjan Gjurovski, profesor i sigurisë.
 
Analizat e Qendrës për Studime Europiane flasin se kërcënimet hibride mund të rrezikojnë sigurinë.
 
“Zbrastirat që janë lënë në këtë rajon mund të perceptohen si mundësi nga të tjerët për të realizuar interesat e tyre dhe të vështirësojnë perspektivën europiane. Kjo mund të jetë edhe një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”, tha Katerina Jakimovska nga Qendra për Studime Europiane.
 
Gjermania është tejet e fokusuar në Ballkanin Perëndimor si asnjëherë më parë thotë amabasadorja gjermane Anke Hollshtajn. Fokusi është vënë në procesin e Berlinit si dhe zgjerimin edhe pse maqedonia gëzon siguri të plotë si anëatre të NATO, thotë Hollshtajn.
 
“Më me rëndësi tani janë politikat e zgjerimit dhe të njëjtat po shëndrohen në çështje sigurie dhe duhet ti jepet një nxitje domethënesë zgjerimit, veçanarisht në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë.”, tha ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn. 
 
Nga Fondacioni Konrad Adenauer, organizatorë të konferencës thanë se vendi përballet me sfida dhe çështje të pazgjidhura, por me përballjen luftarake që po përballon  Europa pas shtatë dekadash nga lufta e dytë botërore, plotësisht duhet ndryshuar loja e zgjerimit.
 
MERAL ISMAILI