Maqedoni

Kovaçevski: Legjitime të krëkohen ndryshime kushetuese

07.04.2022 15:28

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se është legjitime të krëkohen ndryshime kushetuese...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se është legjitime të krëkohen ndryshime kushetuese pas rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve. Por ai sqaron se që të arrihet ajo duhet shumicë prej 2/3 në Kuvend, që do të thotë se duhet konsensus nacional.
 
“Për këtë është e nevojshme shumicë prej 2/3 në Kuvend, që do të thotë se duhet konsensus nacional. Unë edhe dje u përgjigja në këtë pyetje – dhe ajo është se të gjithë qytetarët duhet në këtë shtet të kenë bazë që të mund të përparojnë në planin privat dhe professional… Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, është legjitime të fillojnë procedurat për ndryshime kushtetuese. Duke u përfshirë të gjitha partitë politike dhe ekspertë, besoj se do të gjendet zgjidhje në dobi të të gjithë qytetarëve në shtet.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeminister.
 
Ahmeti: Në komunat me 20% gjuha shqipe është zyrtare
 
Ndërkohë lideri I BDI-së, Ali Ahmeti në një intervist për TV NEWS thotë se rezultatet e regjistrimit të fundit nuk kanë të bëjn me ndryshimin e pozitës së shqiptarëve. Por gjithsesi se politikat do të ndryshojn për ato komuna ku është rritur përqindja e shqiptarëve. 
 
“Mund të kemi ndonjë Komunë ku nuk kanë qenë 20% shqiptarët dhe tani me regjisrimin mund të ketë kalu numri I shqiptarëve nga 17 në 20- 21% siguirisht në atë Komunë duhet të vlej parimi I njejt në të gjitha Komunat. Ku gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare përfaqësimi I drejt duhet të rritet nga përqindja nëse ka qenë 15 e ka shku në 20 % sigurisht që duhet të rritet përfaqësimi I drejt I shqiptarëve, por këto janë obligime Kushtetuese.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Më herët Ahmeti ka thënë se ka vullnet te të gjitha palët dhe në momentin e parë që do të hapet Kushtetuta për cilën do çështje do të intervenohet edhe për heqjen e 20% që  I referohet përdorimit të gjuhës shqipe. 
 
SANIJE DURAKU