Maqedoni
Kumanovë, protestë e punëtorëve të administratës, kërkojnë ngritje të pagave
07.04.2022 15:38
Si në mbarë vendin edhe në Kumanovë, përfaqësues të sindikatave dhe të punësuar në administratën në organet gjyqësore...

Si në mbarë vendin edhe në Kumanovë, përfaqësues të sindikatave dhe të punësuar në administratën në organet gjyqësore, në organet e Komunës së Kumanovës dhe në Fondin pensionalo invalidor, sot protestuan për faktin se vite me radhë nuk u janë ngritur pagat mujore.
“Vite me radhë, nuk kemi kurfar rritje të pagave tona, kurse jemi dëshmitarë se nga Qeveria për sektorë të caktuar gjatë dy viteve të fundit në mënyre drastike ua kanë ngritur pagat.
Paga për muajin mars po paguhet me të vjetrën, por kush do të bart përgjegjësi për mosrespektim të Ligjit për pagën minimale? A do të mbetemi ne të punësuarit në Administratën gjyqësore, të vetmit në vend që do të pranojmë paga më të vogla se paga minimale”, tha Katerina Bojkovska nga FSSHRMV.
Si për këtë arsye sindikalistët dhe administrata kërkojnë pagesën e menjëhershme të pagës minimale për të gjithë të punësuarit, të cilët ende për momentin janë nën pagën minimale, si dhe rritje lineaare për të gjitha pagat tjera në vlerë prej 2.806 denarë. Protesta u paralajmëruan edhe për nesër nga ora 10:00 deri më ora 12:00.
FATLUM AQIFI
